Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, ka treguar raporti laboratorik javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, njoftoi sot në mëngjes Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Raporti është marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili nga 10 gushti deri më 14 gusht, ka marrë 211 mostra për analizë fizike-kimike dhe 211 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit.
“Në bazë të rezultateve të mara nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, shkruan në kumtesën e ndërmarrjes publike.
