Tetovë, 19 shtator Zhurnal.mk – NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi.
NPK Tetovë ka zhvilluar aksion për pastrimin e mbeturinave në lumin Shkumbin, kositjen e kullosës dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth lumit.
Në terren ishte edhe drejtori i NPK Tetovë, dr. Samet Bislimi, ndërsa ekipit iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Aksioni është pjesë e punës së vazhdueshme të NPK-së për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe një mjedis më të pastër në qytet.
Bashkë për një Tetovë më të pastër dhe më të mirë! 🌿
https://www.facebook.com/share/r/1EWC6nXwCL/?mibextid=wwXIfr
