Nufi pret Dendias, fokus bashkëpunimi dhe siguria rajonale

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në Tiranë ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, me të cilin pati një bisedë të frytshme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Në takim u diskutua gjithashtu për vijimin e dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në takim u rikonfirmua gjithashtu mbështetja e Greqisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ndërsa të dy ministrat nënvizuan angazhimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet një prioritet strategjik për të dy vendet.

“Shqipëria vlerëson fort mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin e saj evropian, ndërsa mbetemi të palëkundur në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor – i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona”, theksoi Nufi në një postim në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër