“O Zoti Bideja”, Noka dhe deputetët e PD-së rrethojnë foltoren, nuk lejojnë deputetin Ardit Bido të mbajë fjalën, Peleshi ndërpret seancën

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Tensione në Kuvend, ku kryetari Peleshi ka ndërprerë seancën, duke dhënë 5 minuta pushim për shkak se deputetët e PS bllokuan foltoren dhe nuk lejuan që deputeti i PS, Ardit Bido, të mbante fjalën e tij.

Gjithçka pas një replike të Taulant Ballës ndaj Ina Zhupës. Në fjalën e tij Balla u shpreh:

“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se deri më tani paqësore, pa molotovë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje, ia morën. Çdo të hënë me krushqit me 40-50 veta, ua morën.

Ti je humbësi i madh këtu Sali. Sa i përket amendamentit 17 të propozuar nga Deputetët e Gjelbër. Ju keni votuar kundër në PE, sepse partia Popullorë Europiane, ku merrni pjesë, votoi kundër. Po ashtu, edhe Partia Konservatore. Ne kemi votuar pro në PE, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Balla.

Pas kësaj fjalë të Ballës, PD kërkoi replikë, diçka që u refuzua nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. “Nuk ka replikë mbi replikë, kjo është rregullorja që e keni miratuar vetë. Uluni të vazhdojmë seancën. Gjeni një arsye tjetër për ta prishur seancën, sepse kjo nuk qëndron”, u shpreh Peleshi.

Më pas deputetët e PD u mblodhën të gjithë para foltores, duke refuzuar të largohen dhe sulmuar edhe deputetin Bido, që po tentonte të mbante fjalën e tij. Nuk munguan as etiketimet nga ana e Famur Nokës, që i drejtohej kolegut me thirrjen: O zoti Bideja.

Pas kësaj Peleshi ndërpreu seancën dhe dha 5 minuta pushim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër