OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

Nga Xh M
1,501 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Karakas, 29 qershor Zhurnal.mk – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se po sigurojnë rreth 10,000 qese për trupat e viktimave, si pjesë e operacionit të gjerë të shpëtimit në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin.

Koordinatori rezident humanitar i OKB-së, Gianluca Rampolla Del Tindaro, në një konferencë për media ka deklaruar se, sipas përditësimit të fundit deri të dielën mbrëma, numri i viktimave ka arritur në 1,450, por pritet që ky shifër “të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe të trishtueshme” me vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, raporton BBC.

Ai ka theksuar se OKB-ja, në koordinim me autoritetet lokale, po punon mbi supozimin se nevojiten rreth 10 mijë qese për trupat e pajetë, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.

“Shpresojmë që numri të jetë më i ulët, prandaj jemi të përqendruar aktualisht në operacionet e shpëtimit”, ka deklaruar Del Tindaro.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) kishte vlerësuar në orët pas tërmeteve se ekziston një mundësi prej 44% që numri i viktimave të arrijë deri në 10,000, si dhe 30% mundësi që ai të shkojë deri në 100,000.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër