OSBE, mesazh për drejtësinë/ Përplasjet me qeverinë për pagat, ambasadori Tarran takim me gjyqtarët e prokurorët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 tetor Zhurnal.mk – Pak ditë pasi Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve refuzuan tryezën me kryeministrin Rama për çështjen e pagave, me pretendimin se do të presin vendimin e Kushtetueses, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, vendosi të takohej me përfaqësues të organizatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

OSBE u kujdes të theksonte në mesazhin e saj se të gjitha palët duhet të jenë të përfshira në zgjidhjen e çështjet e fundit.

“Ambasadori Michel Tarran, u takua me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe ndikimin që ato mund të kenë në funksionimin e tij, në të drejtat e individit dhe standardet për gjykim të drejtë. Gjatë diskutimit, u theksua, gjithashtu, rëndësia e përfshirjes kuptimplotë të të gjitha palëve”.

OSBE e lidh këtë përfshirje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër