Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky institucion duhet të jetë gardian i pavarur i Kushtetutës dhe të mos i nënshtrohet interesave politike.

Në një postim në Facebook, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Osmani ka vlerësuar se legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia e pavarur nga politika.

“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se drejtësia duhet t’i shërbejë Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve, duke mos u ndikuar nga politika.

“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka shkruar ish-presidentja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër