Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, i cili tre vite më parë ra në krye të detyrës duke mbrojtur Kosovën.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjeitn social Facebook, Osmani ka theksuar se Bunjaku e dha jetën për mbrojtjen e vendit, ndërsa ka vënë në pah sakrificën e tij për Republikën e Kosovës.
“Tri vite më parë, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, duke e vulosur me jetën e tij një të vërtetë që brezat tanë e kanë mbrojtur me sakrificë: kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe liria e Kosovës është e shenjtë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka deklaruar se kujtimi për Bunjakun duhet të shoqërohet me mbrojtjen e vlerave për të cilat ai dha jetën.
“Ai ra duke mbrojtur Kosovën. Ne do ta kujtojmë duke mbrojtur atë që ai la pas: Republikën, lirinë dhe sovranitetin tonë”, ka theksuar ish-presidentja.
Osmani e ka përmbyllur mesazhin me nderimin për rreshterin Bunjaku: “Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”
