LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofalisht të këqija

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Rezultatet ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski janë katastrofalisht të këqija, ndërsa qytetarët përballen me çmime më të larta dhe gjithnjë e më vështirë i mbulojnë shpenzimet, thuhet në komunikatën e LSDM‑së.

Nga partia pretendojnë se gropa në PIOM ka arritur një miliard euro, se investimet janë në nivel të ulët dhe se borxhet janë rritur për katër miliardë euro.

LSDM kritikon edhe gjendjen me buxhetin, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave, sipas të cilave deficiti buxhetor këtë vit do të tejkalojë 900 milionë euro, përkatësisht pesë për qind të BPV‑së.

Nga partia akuzojnë se deficiti i planifikuar tashmë është shfrytëzuar, të ardhurat dështojnë dhe se Qeveria paralajmëron borxhim të ri përmes një ribalanci të ri të buxhetit.

LSDM thekson se, sipas tyre, në vend të rezultateve ekonomike dhe investimeve, Qeveria po shtrin dorë mbi resurset kombëtare, përfshirë ujin, mineralet dhe tokën.

„Kjo nuk është strategji ekonomike, por shitje e Maqedonisë“, thuhet në komunikatë.

Nga LSDM përfundojnë se politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga Mickoski janë në dëm të qytetarëve dhe vlerësojnë se „Mickoski është armagedon ekonomik për Maqedoninë“.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër