Paketa e Maleve frymëzon diasporën për investime

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përcolli në rrjetet sociale një histori suksesi, e cila lidh diasporën shqiptare me investimet në atdhe.

Taulant Balla priti në një takim dy shqiptaro-amerikanë, Saimir dhe Jonida Gjokën, të cilët kanë vendosur të kthejnë vëmendjen drejt vendlindjes me një projekt ambicioz agroturizmi, në Rrogozhinë.

Frymëzuar nga Paketa e Maleve, çifti synon të ndërtojë një investim që pritet të shndërrohet në një model të ri zhvillimi për zonën, duke ndërthurur traditën, bujqësinë dhe turizmin. Balla tha se, projekti shihet si një mundësi e rëndësishme për gjallërimin ekonomik të Rrogozhinës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla, theksoi se, kjo është dëshmi e besimit që shqiptarët e diasporës kanë tek potenciali i Shqipërisë, duke theksuar se rikthimi i investimeve nga bashkatdhetarët është një sinjal i fortë për të ardhmen ekonomike të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër