Paketa e Maleve, qeveria shpall zonat e para me përparësi zhvillimi

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor Zhurnal.mk – Qeveria ka miratuar katër vendime të rëndësishme për shpalljen e disa “Zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Vendimet e firmosura nga Kryeministri Edi Rama, janë ndërmarrë me propozimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Këto vendime mbështeten në nenin 100 të Kushtetutës dhe në pikën 1 të nenit 4 të ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”, duke përcaktuar me mijëra hektarë sipërfaqe specifike ku do të aplikohen politika favorizuese për investimet private dhe publike.

Ndarja territoriale dhe sipërfaqet sipas bashkive. Përcaktimi i shtrirjes gjeografike dhe kufijve të zonave është kryer mbi bazën e hartave treguese të regjistruara në sistemin e Korporatës Regjistruese të Gjeohapësirës Shqiptare (KRGJSH).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër