Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.
“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje nga momenti i incidentit.
Në bazë të dosjes së Prokurorisë, në natën kritike dyshohet të jenë shkrepur rreth 100 plumba. Si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit, i vrarë pati ngelur Premtim Gashi.
Pamjet:
https://www.facebook.com/watch/?v=1286994109968794
