Shkup, 10 mars, Zhurnal.mk – Në fund të Janarit, Kryeministri Hristijan Mickoski, iu bëri një ftesë interesante deputetëve të partive shqiptare për një qëndrim të përbashkët me kolegët e tyre maqedonas në Kuvendin e vendit lidhur me kërkesat, kundër-kushtet e tij dhe të VMRO-DPMNE-së ndaj Bullgarisë e Bashkimi Evropian.
Në seancën e 29 Janarit, në një përgjigje ndaj deputetit Skender Rexhepi, kreu i qeverisë i ftoi partitë politike shqiptare, përkatësisht deputetët e tyre, që të solidarizohen me kërkesat e tij e të VMRO-DPMNE-së përballë Bullgarisë, përkatësisht për të mbrojtur të drejtat e maqedonasve në bullgari, si dhe ndaj sulmeve të tashme dhe të ardhshme të mundshme ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase të ndërlidhur me rrugën tashme të bllokuar të vendit për anëtarësim në BE, shkruan Zhurnal.mk.
Kërkesa/lutja a Mickoskit
Mickoski i ftoi deputetët shqiptarë që të përkrahin kërkesën e tij që Bullgaria të respektojë të drejtat për bashkësinë maqedonase në Bullgari që kanë të bëjnë me kulturën maqedonase e gjuhën maqedonase e traditën, si dhe kushtin e dytë që Bullgaria dhe BE të garantojnë në mënyrë formale se nuk do të ketë më kuzhtëzime nga Bullgaria që kanë të bëjnë me identitetin e gjuhën maqedonase përgjatë procesit të negociatave për anëtarësim kur ato do të hapeshin.
Mickoski kërkoi përkrahje nga krejt deputetët, pra edhe shqiptarë, për një “qëndrim të përbashkët, qëndrim shtetëror” për këto dy kërkesa të tij, e të cilat do të formuloheshin përmes një rezolutë të përbashkët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si kundërkushte ndaj kushtit të Bulgarisë për ndryshim të kushtetutës për bashkësinë bullgare.
Heshtja totale
Edhe pas 4O ditësh nuk ka ndonjë reagim e as përgjegje për Mickoskin nga partitë shqiptare në opozitë dhe pushtet, e as nga deputetët e tyre. Deri më tash nga të njëjtit nuk ka asnje përgjigje, asnjë reagim, as PO e as JO. Heshtje totale.
Arsyet e kësaj heshtjeje mbeten të panjohura.
Por, një ftesë kaq e fortë të paktën meriton një debat publik. Ky debat duhet hapur midis partive shqiptare, edhe atyre në pushtet po aq nga ato në opozitë.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i krejt qytetarëve të saj.
Ndihmesat ndaj njëri-tjetrit e ndihmojnë vet vendin përballë sulmeve të këtij lloji që tash vjen nga Bullgaria ndaj identitetit dhe gjuhës së shumicës maqedonase.
Heshtja nga partitë shqiptare është sa do e çuditshme, aq edhe e paarsyeshme.
Pse partitë shqiptare janë në gjendje të bëjnë koalicione për çështje të tjera me partitë maqedonase, e nuk mund të hapin të paktën një debat të këtillë kaq të rëndësishëm për shumicën maqedonase ?
Pse mungon guximi i partive politike shqiptare për t’i kthyer përgjigje kërkeses së kreut të partisë më të madhe të vvendit e që ndërlidhet me kërkesën dhe dëshirën e përbashkët të krejt partive të vendit e shumicës dërmuese të qytetarëve të vendit për anëtarësim në BE?
Solidariteti ndër-etnik
Pa e paragjykuar përgjigjen se cila do që të jetë ajo, nëse do të bëhej, do të duhej argumentuar përmes debatit të hapur publik, në të cilin do të duhej përfshirë krerët e krejt partive shqiptare të vendit, përfshirë edhe deputetët e tyre.
Më pastaj, kur të ketë një qëndrim unik midis partive shqiptare, do të duhej vazhduar me konsultimet ndër-etnike, me Mickoskin si kryeministër dhe partitë maqedonase opozitare.
Dialogu ndër-partiak, dialogu ndër-etnik, pra midis maqedonasve e shqiptarëve nuk duhet përmbyllur me injorime e akuza të vetëm karakterit politik, e betejës për pushtet apo të vetëm interesave të njërës palë etnike. Interesat etnike duhet të jenë reciproke në të mirë të të gjithë etnike, në të mirë të krejt vendit, dhe këtu ka shumë për të debatuar e negociuar me kriterin e nevojshëm të solidaritetit ndër-etnik.
Por së pari duhet patur guximin për të hapur debatin dhe atë në mënyrë konstruktive dhe largëpamëse.
Një dialog i këtillë i qetë me interes reciprok për maqedonasit, shqiptarët, e të tjerët qytetarë të vendit, i ndihmon të gjitha ata, e krejt vendin, e forcon vendin dhe të ardhmen e tij.
Ka përplotë solidaritete që maqedonasit dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i shtrojnë në tavolinën e tyre jo formale të konsultimve për të marrë formë konkrete të përbashkët shtetërore.
Shumica e qyetarëve të vendit e duan anëtarësimin në BE. Bllokada e tashme dhe goditjet e Bullgarisë ndaj identitit dhe gjuhës maqedonase duhet të jetë brengosje edhe e shqiptarëve. Heshtja dhe qëndrimi anash nuk ndihmon askë.
Me siguri se edhe shqiptarët do të kishin kërkesat e tyre ndaj maqedonasve. E siclat do të ishin ato, të njëjtat do të duhej shtruar në tavolinë.
Jeta jashtë BE-së
Po bëhen 4 vite nga bllokada bullgare, e u bënë edhe sa të tjera nga bllokada e tejkaluar greke.
Imagjinojeni situatën kur kjo bllokadë për në BE do të zgjaste edhe shumë e shumë vite të tjera. Në këtë skenar Maqedonia e Veriut mbetet përsëri këtu ku është, jashtë BE-së.
Por qytetarët e saj, maqedonasit e shqiptarët, e të tjerët, do të mbesin në shtetin e tyre të përbashkët të cilin duhet zhvilluar, forcuar ekonominë e tij, mirëqenien ekonomike-sociale, fuqinë blerëse të qytetarëve, e forcuar bashkëjetesën ndër-etnike.
Heshtja ndaj thirrjes së Mickoskit duhet thyerë, konsultimet së pari midis partive shqiptare duhet nisur, e pastaj dialogu me partitë maqedonase.
Brenda apo jashtë BE-së, Maqedonia mbetet shteti i përbashkët, e përgjegjësitë mbeten të përbashkëta të të gjithë partive politike dhe qytetarët e saj.
