AKU bllokon misër blegtoral me aflatoksinë, masa disiplinore për inspektorët e qarkut Shkodër

Nga Xh M
845 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 24 tonë misri blektoral me prezencë të aflatoksinës B1 mbi normë në qarkun Shkodër, që i përkiste subjektit “Modi” shpk.

Subjekti në fjalë sipas kallëzimit të hartuar nga kjo drejtori akuzohet për ‘Mashtrim me produktet ushqimore’.

Sipas një njoftimi për mediat, AKU njofton se kontrollet e fundit të ushtruara në terren në Mars 2026 kanë nxjerrë në dritë shkelje të rënda nga ana e operatorit të biznesit.

“Ky subjekt ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin duke prishur me dashje shenjat e sigurisë (shiritat e bllokimit) dhe duke lëvizur sasinë e pasigurt pa asnjë dokumentacion gjurmueshmërie, veprime për të cilat AKU ka reaguar me vendosmëri të plotë duke vendosur katër masa administrative “Gjobë” dhe duke depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë prishje me dashje të shenjave të sigurisë, vendosje në qarkullim të ushqimeve të rrezikshme dhe mashtrim me produktet ushqimore”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

​AKU ka nisur procedimet disiplinore për inspektorët e DRAKU Shkodër për lëshime në detyrë, pasi integriteti i procesit të inspektimit është i panegociueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër