Panel diskutim: “Nga incidente deri në rreziqe sistemike: Ndikimet e jashtme si test për rezistencën mediatike”

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Në Shkup sot do të mbahet një panel diskutimi: “Nga incidentet deri te rreziqet sistemike: Ndikimet e jashtme si provë e qëndrueshmërisë mediatike” në të cilin do të prezantohet dokumenti i politikave publike “Ekosistemi mediatik dhe ndërhyrja nga jashtë dhe manipulimi me informacione”.

Autorët Marina Tuneva dhe Dragan Sekullovski do të prezantojnë pikat kryesore dhe rekomandimet nga dokumenti i politikave publike.

Përfaqësuesit e medias do të mbajnë prezantime dhe do të ndajnë përvoja me sulmet onlajn mbi kanalet e komunikimit të redaksive.

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, si dhe shefja e Sektorit të Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Transformimit Digjital, Tanja Millanovska Najdovski, do të japin pikëpamjet e tyre se si këto sfida trajtohen (do të trajtohen) nga grupi i ri i ligjeve evropiane për median, siç janë Akti evropian për lirinë e medias (EMFA), Akti për Shërbimet Digjitale (DSA), Akti evropian për sigurinë kibernetike, (EU Cyber security Act) etj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër