Shkup, 25 korrik Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut po shënon përparim në tranzicionin energjetik, pasi për herë të parë rreth 31 për qind e energjisë elektrike në vend po prodhohet nga panelet solare, edhe pse prodhimi i përgjithshëm i energjisë në muajin maj ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, në maj të vitit 2025 janë prodhuar 147.098 MWh energji elektrike, ndërsa në maj të vitit 2026 prodhimi arriti në 143.419 MWh, që paraqet një rënie prej 2,5 për qind.
Megjithatë, prodhimi nga panelet solare ka shënuar rritje të ndjeshme prej 50,6 për qind. Në maj të këtij viti janë prodhuar 31.435 MWh, krahasuar me 20.873 MWh në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, me 33,2 për qind, ndërsa prodhimi nga termocentralet ka shënuar rënie prej 13,6 për qind.
Këto të dhëna tregojnë se burimet e ripërtëritshme të energjisë po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar procesin e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër.
