Papa Leo feston ditëlindjen, sa vjet mbushi Ati i Shenjtë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Romë, 14 shtator Zhurnal.mk – Papa Leo XIV festoi këtë të hënë ditëlindjen e tij të 71-të, por duket se në këtë ditë të veçantë Ati i Shenjtë ka menduar të surprizojë punonjësit e Vatikanit.

Vatikani publikoi një dekret papnor që anulon shkurtimet e pagave të vitit 2021, të cilat Papa Françesku i kishte vendosur për shumë punonjës të Vatikanit si pjesë e masave të Selisë së Shenjtë për uljen e kostove gjatë pandemisë COVID-19.

I lindur në Çikago më 14 shtator 1955, sipas Vatikanit, kreu i Kishës Katolike do ta udhëheqë kapitullin e ri me “paqe, unitet dhe mbrojtje të dinjitetit njerëzor”.

“Papa nga Çikago” u rrit në Dolton, një periferi jugore e qytetit, dhe është një tifoz i njohur i ekipit “White Sox”.

artikuj të ndërlidhura