Partitë serbe shtojnë praninë në Maqedoni, Bogdanoviq del me subjekt të ri politik!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Skena politike në Maqedoninë e Veriut po zgjerohet me një tjetër parti me identitet serb. Ish-kryetari i Komunës Qendër në Shkup dhe ish-funksionari i LSDM-së, Sasha Bogdanoviq, rikthehet në politikë me Lidhjen Demokratike Serbe.

Partia e re do të mbajë sonte, në orën 18:00, kongresin e parë zgjedhor në sallën e vogël të Filarmonisë në Shkup, ku pritet të prezantohen strukturat drejtuese dhe orientimi politik i saj.

Bogdanoviq, i cili në vitin 2017 u zgjodh kryetar i Komunës Qendër si kandidat i LSDM-së, kishte paralajmëruar që në mars formimin e subjektit të ri.

Ai ka deklaruar se emri i partisë lidhet me traditën e organizimit politik të serbëve në këto treva, por ka theksuar se Lidhja Demokratike Serbe nuk do të kërkojë mbështetje vetëm nga komuniteti serb, por nga qytetarët e të gjitha përkatësive etnike.

Me këtë iniciativë, në skenën politike të Maqedonisë së Veriut shfaqet një tjetër subjekt që synon të përfaqësojë interesa politike përmes organizimit me identitet serb.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër