Pas 12 vitesh pritje, vjen premtimi/ Autostrada Ohër – Kërçovë hapet në 2027

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 8 shtator Zhurnal.mk – Pas më shumë se një dekade ndërtimi, autostrada Ohër-Kërçovë duket se po hyn në fazën përfundimtare. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, deklaroi se i gjithë projekti pritet të përfundojë dhe të vihet në përdorim gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Sipas Nikoloskit, në muajt e ardhshëm pritet të hapet edhe një nga segmentet më të vështira të trase-së, ai nga Preseka drejt Kërçovës, veçanërisht pjesa Izvor-Vërbjan, me gjatësi rreth 10 kilometra.

Ky segment përfshin ndërhyrje komplekse infrastrukturore, përfshirë tunelin e Presekës, galeri, ura dhe viadukte, duke e bërë atë një nga pjesët më të ndërlikuara të gjithë projektit.

“Autostrada Ohër-Kërçovë po ndërtohet intensivisht. Seksioni deri te aeroporti tashmë është përfunduar dhe aeroporti mund të arrihet me autostradë, deri te një kryqëzim i ri që është rregulluar bukur”, deklaroi Nikoloski.

Ai shtoi se puna po vazhdon me intensitet të lartë edhe në pjesët e tjera të autostradës.

“Pres që e gjithë autostrada të hapet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm”, tha ministri.

Nga 374 në mbi 760 milionë euro

Autostrada Ohër-Kërçovë ka qenë një nga projektet infrastrukturore më të gjata dhe më të kushtueshme në vend.

Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 2014, ndërsa kostoja fillestare e parashikuar ishte rreth 374 milionë euro. Me ndryshimet, shtesat dhe zgjatjen e projektit, kostoja totale pritet të arrijë në rreth 760–770 milionë euro.

Nikoloski tha se puna do të vazhdojë edhe për lidhjen e mëtejshme të kësaj autostrade me Shkupin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Pak qytetarë vërehen nëpër tregun e gjelbër, por edhe më pak blerës. Ndonëse java e dytë e shtatorit është ideale për blerjet e vjeshtës, përgatitje me perime të konzervzuara për dimër, qytetarët thonë se me këto çmimet e larta është bërë luks sivjet të shtihen edhe turshitë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër