Pas çdo shiu, rruga në Shuto Orizarë bëhet e pakalueshme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 nëntor Zhurnal.mk – Mes baltës dhe gropave me ujë, fëmijët në Shuto Orizarë detyrohen të kalojnë çdo ditë nëpër rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, nr. 10” për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë, të moshuarit mundohen të shmangin baltën, duke kërkuar anash rrugës vende ku mund të kalojnë.

Banorët thonë se priten asfaltimin e rrugës por në vend të asfaltit ua shtruan rrugën me dhe e tani pas çdo shiu nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të baltës në rrugë.

“Kjo rrugë ka kështu me lloç gati dy muaj. Para 15 apo 20 ditësh e sollën edhe një lloç të kuq dhe u zhdukën. Fëmijët duhet t’i bartim vetë ose t’i dërgojmë me dy palë këpucë për në shkollë ose shkojnë nga ana tjetër por kemi mbete shumë keq”, tha një banor i Shuto Orizarës.

“Ja siç e shihni, në një pjesë e shtruan por nga kjo pjesë sollën lloç se mirë ishte. Ka dy javë që jemi kështu në lloç se përndryshe ka tre muaj që e filluan. E shtruan lloçin dhe shkuan, humbën”, shtoi një banor i Shuto Orizarës.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, për rrugën me baltë të Brigadës Maqedono-Kosovare, për Alsat, tha se punimet pritet të rifillojnë dhe përfundojnë së shpejti por pa caktuar datën se kur do të zëvendësohet balta me asfalt nëpër rrugët e komunës ku ai udhëheq.

Deri në përfundimin e rregullimit të rrugës me numër 10 në Shuto Orizare, banorëve u mbetet të presin që të thahet balta që të mund të kalojnë rrugën më lehtë.

artikuj të ndërlidhura