Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

Nga B.M
847 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania”, reagimi i parë publik ka ardhur nga Krusita, me të cilën ai kishte krijuar një lidhje të ngushtë brenda shtëpisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur hapur habinë e saj, duke shkruar thjesht: “Pse, kur dhe si”.

Një reagim i shkurtër, por domethënës, që ka nxitur menjëherë komente dhe diskutime nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si shenjë tronditjeje dhe paqartësie ndaj vendimit të marrë nga produksioni.

Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht përjashtimin përfundimtar të Kristi Lamajt nga gara, përmes një Zarfi të Zi që mbërriti në shtëpi. Mes një atmosfere të tensionuar, zarfi u lexua nga banorja Brikena, e cila komunikoi vendimin e produksionit, ku theksohej se televotimi aktual anulohej menjëherë.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”, thuhej në mesazhin zyrtar.

Përjashtimi i Kristit vjen pas një sërë situatash të diskutueshme gjatë qëndrimit të tij në reality show. Kujtojmë se vetëm javën e kaluar ai kishte lënë shtëpinë duke kaluar murin rrethues, një veprim që solli largimin e tij të përkohshëm. Megjithatë, pas vendimit të publikut, Kristi u rikthye në shtëpi dhe në garë.

Pavarësisht këtij shansi të dytë, produksioni ka vendosur përjashtimin përfundimtar, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në BBVA. Mbetet për t’u parë se si ky vendim do të ndikojë në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër