Pas situatave me Elijonën, Ludo pyet Klodin ‘A je gay?’, ky i fundit shpjegohet se e do si shoqe

Nga admin
395 e lexuar

Një pyetje e Ludos ndaj Klodit ka nxitur debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Klodi i përgjigjet duke theksuar: “A e kam puthur dikë, a kam fjetur me dikë, kam raporte shoqërore. Nëse gruaja jote nuk të lejon të kesh shoqëri në jetë, a është problem yt?”

Ludo kthehet me një pyetje: “A ka mashkull me femër shoqëri?”

BBVK/Instagram

Klodi përgjigjet qartë: “Po, ka”.

Por, Ludo insiston: “A je ti gay? S’je. Ku ke pa mashkull me femër shoqëri?”

Pyetja e Ludos e acaron Klodin, i cili nuk mund të besojë që Ludo po e pyet me të vërtetë këtë gjë.

Ludo pretendon se nëse një vajzë qëndron me një mashkull që i pëlqen dhe nuk merr përgjigje, situata është e ngjashme me atë të Klodit.

Klodi i thotë në fund se mund të kesh një vajzë si shoqe: “Si ti që ke ndenjur me Beniten dhe me Albën, o budalla”.

Debati ka ndezur reagime të forta brenda shtëpisë, duke reflektuar tensionet dhe marrëdhëniet komplekse mes banorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër