Pauza 30-minutëshe në Kuvend, Konushevci tregon çfarë propozoi deputeti serb Simiq

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas pauzës 30-minutëshe të seancës së Kuvendit, duke thënë se arsyeja lidhet me një propozim të deputetit serb, Igor Simiq.

Konushevci ka deklaruar se në Republikën e Kosovës propozimet institucionale duhet të bëhen në përputhje me rregullat kushtetuese.

Sipas tij, Simiq ka propozuar nënkryetarin e Kuvendit në emër të komunitetit serb, veprim të cilin Konushevci e ka cilësuar si shkelje të qëllimshme.

“Në Republikën e Kosovës, propozimet institucionale kanë rregulla të qarta kushtetuese, andaj kjo shkelje e qëllimshme nga deputeti serb, Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit serb, duhet të sanksionohet nga autoritetet kompetente”, ka shkruar Konushevci.

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për një pauzë prej 30 minutash, ndërsa pas përfundimit të saj pritet të vazhdojë procedimi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër