PDK-ja del me deklaratë për Projektligjin e Speciales, këto janë pikat

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator Zhurnal.mk – Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, pas aktgjykimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ka miratuar unanimisht një Deklaratë Politike prej tri pikash.

Përmes saj është kërkuar votimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara, mbështetje e pakufizuar financiare nga institucionet për mbrojtjen juridike, si dhe është ofruar përkrahje për organizimet popullore kundër vendimeve të padrejta në Hagë.

“KD i PDK-së e kundërshton aktgjykimin thellësisht të padrejtë dhe tendencioz ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe çdo interpretim që cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së apo që krijon barazime ndërmjet luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës shtetërore të represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër