Për dy muaj import prej 621 milionë euro, më shumë sesa ka eksportuar

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut gjatë dy muajve të parë të këtij viti u regjistrua eksport 1 258 555 000 euro, ndërsa importi 1 879 556 000 euro. Rritje u regjistrua te eksporti dhe importi.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- shkurt të vitit 2026 shënoi rritje për 2.56% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa vlera e mallrave të importuara rritje për 2.61%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut ka eksportuar më së shumti katalizatorë, ndërsa ka importuar vajrat e naftës.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 57.8% në totalin e këmbimit e shkëmbimit tregtar”, raportoi Enti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër