Shkup, 6 prill Zhurnal.mk – Deputeti nga koalicioni i VMRO-DPMNE, Malisha Stankoviq, në emisionin Top Tema theksoi se Qeveria ka reaguar me kohë ndaj krizës energjetike dhe se masat e ndërmarra e kanë amortizuar goditjen e çmimeve të shkaktuar nga zhvillimet globale.
“Nuk do të thosha se Qeveria gaboi në vlerësim. Nafta në tregjet botërore u rrit mbi 10 për qind; po të mos ishte ndërhyrja me uljen e akcizës, çmimi do të ishte shumë më i lartë”, deklaroi Stankoviq.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një krizë globale që nuk varet nga shteti, duke shtuar se pavarësisht kësaj, Maqedonia e Veriut ka ndër çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.
“Kemi një situatë që nuk varet nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vend vozitet me naftë dhe benzinë më të lirë në rajon, ndoshta edhe në Evropë”, potencoi Stankoviq.
Në fund, ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë të reagojë në përputhje me zhvillimet në tregjet botërore, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.
