Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së, flet Abdixhiku

Nga Xh M
1,112 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht Zhurnal.mk – Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej për mediat lidhur me temat e diskutuara.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk prite të zhvilloj takim me Kurtin. “Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë ditës së sotme do të ketë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas raportimeve të publikuara në media, Abdixhiku u përgjigj shkurt:

“Jo, s’ka takim.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër