Michigan, 16 qershor Zhurnal.mk – Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe në Michigan kanë përmbyllur me sukses vitin shkollor 2025/2026, duke shënuar edhe një vit të rëndësishëm në misionin e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.
Me këtë rast, drejtuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohje të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë gjithë vitit.
Në mesazhin e tyre theksohet se gjuha shqipe mbetet themeli i identitetit kombëtar dhe lidhja më e fortë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Përmes mësimit të gjuhës amtare, fëmijët forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe ruajnë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Shoqata “Jehona e Malësisë” njofton gjithashtu se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Në përfundim, drejtuesit e shkollës u uruan të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim, me shpresën se do të ritakohen në shtator me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Ja postimi plotë:
NJOFTIM
Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe njoftojnë se mësimi i rregullt për vitin shkollor 2025/2026 ka përfunduar me sukses.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen dhe përfundimin me sukses të këtij viti shkollor.
Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një mision i shenjtë kombëtar. Gjuha jonë amtare është themeli i identitetit tonë personal dhe kombëtar, ura që na lidh me historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e trashëguara brez pas brezi. Përmes mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët tanë forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe mbajnë gjallë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Urojmë që të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre të kalojnë një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim. Shpresojmë t’ju gjejmë përsëri së bashku në shtator, me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën, kulturën dhe kombin tonë.
Me respekt,
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Stafi Pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe
Kryetar,
Zef Berishaj
