Përfundon votimi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, rezultati pritet të bëhet publik para orës 22:00

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik Zhurnal.mk – Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku 328 delegatë votuan për votëbesimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Tashmë pritet që komisioni përkatës të nis fazën e numërimit të fletëvotimeve, ndërsa rezultati zyrtar pritet të bëhet publik para orës 22:00.

Delegatët e LDK-së u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin e tij në krye të partisë, në një proces të jashtëzakonshëm që ka marrë vëmendje të madhe brenda strukturave të kësaj partie.

artikuj të ndërlidhura