Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe Mz T-së në Shkup, një person i lënduar dhe një i shtruar në spital

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për përleshjen fizike mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT-së, e cila ndodhi pranë qendrës sportive “Jane Sandanski”, në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Sipas informacioneve të MPB-së, një grup i vogël pjesëtarësh të grupit të tifozëve “Family” ka sulmuar tifozët e Rabotniçkit, të cilët po prisnin të hynin në sallë për të përkrahur ekipin e tyre.

Nga incidenti një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një tjetër është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 31 tetor, rreth orës 18:55.

Ndërkohë, më herët në rrjetet sociale janë publikuar pamje filmike nga përleshja fizike pranë qendrës sportive “Jane Sandanski”, ku shihen momentet e konfrontimit mes tifozëve.

artikuj të ndërlidhura