Përplasi me makinë këmbësorin në “Qafë-Kashar”, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet shoferi

Nga Xh M
62 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 prill Zhurnal.mk – Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin L. L., 40 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Qafë-Kashar”.

Sipas informacioneve paraprake, dje ai dyshohet se ka përplasur këmbësorin K. T., 65 vjeç, i cili fillimisht u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Fatkeqësisht, 65-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër