Pesë kandidatë për prokuror shtetëror publik, kandidaturat janë dërguar në Qeveri

Nga admin
395 e lexuar

Shkup, 28 janar – Pesë kandidatë janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kandidaturat e tyre sot janë dërguar në Qeveri, informojnë për MIA-n nga pres shërbimi i Kuvendit.

Prej aty, emrat e kandidatëve nuk i zbulojnë, por, siç disa prej të paraqiturve edhe vet konfirmuan, bëhet fjalë për u.d. aktuale prokurore shtetërore publike, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin nga Gjykata penale, Nenad Savevski, ish kryetarin e Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe prokuroren nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se Qeveria do ta thotë qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan, pasi për këtë të prononcohet Këshilli i prokurorëve publikë.

“Tani procedura është të prononcohet Prokuroria publike, respektivisht Këshilli i prokurorëve publike, të presim ata të prononcohen, e pastaj Qeveria do të del me qëndrimin e saj”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inspektimeve të projekteve infrastrukturore në komunën e Gazi Babës.

Një nga pesë të paraqiturit do të duhej ta trashëgojë Lupço Kocevskin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor vitin e kaluar, ndërsa në vendin e tij si u.d. prokuror publik shtetëror u emërua prokurorja Topollova-Isajllovska, e cila ishte kandidate e vetme, por nuk mund të jetë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj.

Procedura për zgjedhjen e Prokurorit publik shtetëror filloi me konkursin e shpallur nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikim prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë një përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 10 vjetë si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, aplikimet e pranuara i dërgohen Qeverisë. Pas dorëzimit të aplikimeve, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të arsyetuara brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep një mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të propozojë asnjë kandidat dhe i sugjeron Kuvendit shpalljen e një konkursi të ri. Me 61 vota të deputeëve do të fduhet të zgjedhet prokurori i ri publik shtetëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër