Pesë persona ndalohen në Shkup, policia sekuestron lëndë të dyshuara narkotike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Policia ka privuar nga liria pesë persona në Shkup, pas kontrolleve të realizuara në lokacione të ndryshme, më 12 tetor 2026.

Sipas SPB Shkup, bëhet fjalë për katër persona nga Shkupi, të moshës 17 deri në 29 vjeç, si dhe një 19-vjeçar nga vendbanimi Ilinden.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore të bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të parashtrohen parashtresat përkatëse, njoftojnë nga policia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër