Petar Gajdov drejtor i ri tek Agjencia për Qasje të Lirë në Informacione Publike

Nga Xh M
108 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 mars – Me 8 vota pro, anëtarët e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve miratuan propozim-vendimin për emërimin e Petar Gajdovit, drejtor të Agjencisë për Qasje të lirë në Informacione Publike, ndërsa për zëvendësdrejtor do të shpallet konkurs i ri. Në garë për zëvendësdrejtor janë paraqitur kandidatët: Fatmir Zimberi dhe Ismed Selmani. Ndërkohë, Mile Stojanovski dhe Pllamenka Bojçeva kanë aplikuar për të dyja pozitat – si drejtor, ashtu edhe zëvendësdrejtor.

Agjencia për Qasje në Informacione Publike ka mbetur pa udhëheqje që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar, kur përfundoi mandati i drejtoreshës së atëhershme. Situata u ndërlikua më tej pasi edhe zëvendësdrejtori Blerim Hyseni kaloi në një funksion tjetër publik, duke e lënë institucionin pa drejtues. Me emërimin e drejtorit të ri pritet të zhbllokohet funksionimi i Agjencisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër