Petrushevski: 2.000 euro ka qenë vetëm kësti i parë për tenderin e manipuluar në Dogana me vlerë 18 milionë denarë

Nga I.A
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, në një konferencë për shtyp paraqiti akuza serioze për krim dhe korrupsion të lidhur me Drejtorinë e Doganave në periudhën kur atë e drejtonte Stefan Bogojev. Sipas informacioneve partiake të siguruara nga sinjalizues, ish-drejtori i Doganave ka negociuar shumën për manipulimin e një prokurimi publik në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesin e kompanisë që fitoi kontratën, transmeton Zhurnal.

“Ryshfeti prej 2.000 eurosh për Bogojevin ka qenë i pari nga disa pagesa që duhej të merrte për tenderin e manipuluar në Dogana me vlerë 18 milionë denarë.” tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, në një konferencë për shtyp.

Nga VMRO-DPMNE pretendojnë se biseda e supozuar në Viber është zhvilluar me Aleksandar Spirkovski Xhemo, i cili përfaqësonte kompaninë për mirëmbajtjen e higjienës në pikat kufitare dhe terminale, dhe që kishte rënë dakord për tranşet konkrete financiare.

Nga partia në pushtet zbulojnë se Spirkovski ka qenë ish-kryetar i degës së SDSM-së në Prilep.

“Xhemo është person që në Prilep paguante njerëz për të votuar për SDSM, person që rrihte bashkëqytetarë në mes të ditës pa dhënë llogari. Më herët ai ishte arrestuar si pjesë e aferës me spitalin e Prilepit, kur Prokuroria hapi hetim për menaxhimin financiar të spitalit,” thonë nga VMRO-DPMNE.

Mbrojtja e Bogojevit ka paraqitur ankesë ndaj masës së paraburgimit, e cila sipas informacioneve gjyqësore është në shqyrtim në Prokurori, pas së cilës do të kthehet për vendimmarrje në gjykatë nga këshilli penal. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër