Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Me ngritjen e temperaturave e sidomos me ardhjen e stinës së pranverës, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Kumanovës, çdo ditë e më shumë po rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore për shërimin e pickimeve nga rriqërat dhe insektet e tjera.
Gjatë kësaj periudhe nevoitet mbrojtje më e madhe nga kushtet e jashtme, pasi njerëzit kalojnë gjithnjë e më shumë kohë jashtë, gjithashtu shmangia e zonave me rriqëra është mbrojtja më e mirë, por nëse vini re një rriqër në lëkurën tuaj, sigurohuni që të kërkoni ndihmë profesionale, këshillojnë mjekët.
“Janë shpeshtuar rastet ku pacientët vijnë të heqin rriqërat, ne ia hjekim si dhe u japim terapi adekuate si dhe në disa raste i udhëzojmë të vizitojnë edhe repartin e Sëmundjeve Infektive. Rriqrat janë parazitë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve dhe siguron se jo çdo kafshim përbën rrezik. Rriqrat janë bartës të sëmundjeve infektive, por jo çdo pickim do të thotë se do të zhvillohet një sëmundje. Vetëm rriqrat që janë të infektuara me viruse ose baktere mund të transmetojnë infeksion. Më shpesh, kjo është bakteri Borrelia, i cili mund të shkaktojë sëmundjen Lyme, ose borreliozën Lyme”, – tha Dr. Ivan Argirov, specializant i kirurgjisë së përgjithshme – spitali i Kumanovës.
Mjekët gjithashtu apelojnë që mos të tentojnë qytetarët e pickuar nga rriqërat, t’i heqin ato vet në kushte shtëpiake, por të vijnë në repartin tonë dhe t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të mjekëve.
“Këshilla jonë deri te pacientët është që mos të provojnë ta hjekin vet rriqrën e cila ju ka pickuar, pasi kohëve të fundit shohim se disa pacientë duke parë në rrjete sociale hjekjken e rriqërave mendojnë se munden edhe vet ta bëjnë, por ja që një ngjë e tillë është gabim sepse kemi raste kur një pjesë e rriqrës ende i ka mbetur në trup, pra duhet të vijnë tek ne dhe t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirugjikale me qëllim pastrimin dhe dezinfektimin e plagës”, theksoi mes tjerash, Dr. Ivan Argirov.
Ndryshe, nga reparti i Kirurgjisë pranë Spitalit të përgjithshëm të qytetit të Kumanovës njoftojnë se vijnë nga 6 deri 7 pacient në ditë të pickuar nga rriqërat.
