Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Nga Xh M
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Himarë, 17 gusht Zhurnal.mk – Katër persona kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një zjarri nga benzina në skafin që po rregullonin në Porto Palermo, Himarë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në breg të detit, ku katër persona po punonin për riparimin e motorit të një skafi.

Si pasojë, të katër personat që po punonin me motorin kanë pësuar djegie, ndërkohë që kanë mundur të hidhen në det. Njëri prej tyre ka marrë djegie të shumta.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmtimeve të tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër