PO VJEN PËRMBYTJA

Nga D V
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga: Peter Gabriel (1977)
Përktheu: Agron Shala

Kur bie nata
Sinjalet përforcohen në radio
Të gjitha gjërat e çuditshme
Vijnë e ikin si paralajmërime të hershme
Ylli i detit i ngecur në breg s’ka ku të fshihet
Ende pret baticën e madhe të Pashkëve
Drejtimi nuk ka kuptim
Madje nuk mund të zgjedhim një anë

Mora shtegun e vjetër
Shpatin e zbrazët përtej ujërave
Mbi shkëmbinjtë e lartë
Bijtë dhe bijat po plakeshin
Bota e molisur e nëntokës po triumfonte
Valët e çelikut hidhnin metal drejt qiellit
Dhe ndërsa gozhda u ngul në re
Shiu ishte i ngrohtë dhe turmën e bëri qull

Zot po vjen përmbytja
Do t’i themi lamtumirë mishit dhe gjakut
Nëse detet heshtin sërish në mbettë kush i gjallë
Do të jenë ata që për mbijetesë hoqën dorë nga ishulli i tyre
Pini ëndërrimtarë – po shteroni

Kur përmbytja thërret
Nuk ke shtëpi nuk ke mure
Në përplasjen e bubullimës
Je një mijë mendje brenda një vetëtime
Mos ki frikë të qash për atë që sheh
Aktorët janë larguar jemi vetëm ti dhe unë
Dhe nëse thyhemi para agimit
Ata do ta shfrytëzojnë atë që ishim dikur

Zot po vjen përmbytja
Do t’i themi lamtumirë mishit dhe gjakut
Nëse detet heshtin sërish në mbettë kush i gjallë
Do të jenë ata që për mbijetesë hoqën dorë nga ishulli i tyre
Pini ëndërrimtarë – po shteroni

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër