Policia arreston nëntë shoferë brenda 24 orëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit penal. Prej tyre, gjashtë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.S. (46), M.R. (26) dhe Z.S. (26), të gjithë nga Shkupi, A.M. (27) nga fsh. Nikishtan, rrethina e Shkupit, G.T. (56) nga fsh. Podles, Komuna e Gradskos dhe A.K. (28) nga fsh. Drenovë, rrethina e Kavadarit i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.

Dy shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit: G.J. (49) nga Koçani dhe M.S. (35) nga Kumanova. Ndërsa D.S. (21) nga Kriva Pallanka ka drejtuar automjet edhe përkundër masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër