Policia arreston të dyshuarin për kanosje ndaj Xhelal Sveçlës

Nga D V
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 9 nëntor 2025, ndërsa më 7 korrik 2026 është arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër