Tetovë, 15 gusht Zhurnal.mk – Një zjarr është përhapur me shpejtësi të madhe sonte në mbrëmje përgjatë rrugës Përshefcë–Gllogjë.Sipas informacioneve që disponon Tema.mk, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Në vendin e ngjarjes janë vërejtur persona të dyshimtë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre me qëllim kapjen dhe identifikimin e tyre. Ekipet për intervenim kanë dalë në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin./Tema.mk/
