LSDM: Mickoski dhe Klekovski “nga ekskursioni” e lëshuan ujin në Gostivar

Nga Xh M
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 15 gusht Zhurnal.mk – LSDM-ja, përmes një komunikate, ka reaguar ndaj mënyrës se si pushteti shënoi heqjen e ndalesës për përdorimin e ujit të pijshëm në Gostivar, duke kritikuar mungesën e zyrtarëve më të lartë shtetërorë gjatë krizës.

“Dje në Gostivar pamë një skenë që do të mbahet mend. Politikanë dhe funksionarë ngrenë dolli. Pinë ujë para kamerave”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare rikujtojnë se ndalesa për përdorimin e ujit zgjati disa javë dhe pretendojnë se gjatë kësaj periudhe mijëra qytetarë kanë pasur probleme shëndetësore, ndërsa një pjesë e pacientëve janë hospitalizuar dhe janë dërguar për trajtim në Tetovë.

LSDM-ja kritikoi edhe mënyrën se si u demonstrua se uji është sërish i sigurt për pije, duke theksuar se para kamerave ujë piu drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.

Sipas LSDM-së, ende nuk është publikuar një dokument që konfirmon se uji është i sigurt. Partia pyet gjithashtu pse fillimisht ishte paralajmëruar se rezultatet do të ishin të gatshme më 20 gusht, ndërsa më pas u njoftua se kushtet për heqjen e ndalesës ishin plotësuar më herët.

LSDM-ja kërkon nga Prokuroria kompetente të veprojë lidhur me kallëzimet penale të dorëzuara dhe të përcaktojë se mbi bazën e cilave analiza dhe dokumente është marrë vendimi se uji në Gostivar është i sigurt për pije.

“Kjo situatë kërkon përgjegjësi, jo cirk. Qytetarët nuk kërkojnë dolli. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi”, porosisin nga LSDM-ja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër