Policia turk bastis bare dhe shtëpi të aktivistëve të komunitetit LGBTQ+, arrestohen 47 persona

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 13 shtator Zhurnal.mk – Policia turke kreu bastisje dhe 47 arrestime herët mëngjesin e kësaj të diele në bare dhe shtëpi të aktivistëve LGBTQI+, njoftuan autoritetet dhe një nga shoqatat e synuara.

“Brenda kuadrit të operacioneve ‘Familja ime është e sigurt’ të kryera në bashkëpunim me forcat tona të policisë dhe xhandarmërisë, u ngritën procedura ligjore kundër 162 të dyshuarve, 9 shoqatave dhe 13 kompanive në gjithsej 15 provinca , përfshirë ato të Stambollit dhe Ankarasë, shkroi Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek në X.

Ministri nuk specifikoi se sa persona janë arrestuar, por theksoi se këto operacione janë pjesë e “Dekadës së Familjes”, e shpallur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbrojtur fëmijët, institucionin e familjes dhe rendin shoqëror.

Në Stamboll, policia bastisi një bar dhe një klub nate të konsideruar si strehë për komunitetin LGBTQ+.

Homoseksualiteti nuk është kriminalizuar në Turqi, por homofobia është e përhapur edhe në krye të shtetit, pasi presidenti Erdogan i përshkruan rregullisht personat LGBTQ+ si “pervers” dhe i akuzon ata si përgjegjës për rënien e shkallës së lindjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër