UNT kërkon ndihmë nga qeveria, studentët mbeten pa hapësira për studime

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shtator Zhurnal.mk – Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ka nxjerrë në pah mungesën e hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar.

Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar ndihmën e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, thotë se hapësirat aktuale nuk i plotësojnë nevojat e universitetit dhe se deri në ndërtimin e kampusit të ri duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme.

“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e ka bërë edhe më urgjente çështjen e hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër