Presidenca: Procedura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së ende nuk është përmbyllur

Nga D V
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se procedura për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar.

Sipas Presidencës, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e KQZ-së, është kërkuar nga institucionet kompetente të sigurisë që të bëjnë verifikimin e kandidatëve të propozuar.

“Afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Presidenca ka bërë të ditur se pas pranimit të përgjigjeve nga institucionet e sigurisë do të vazhdojë me hapat e mëtejshëm për përmbylljen e procesit.

“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër