Presidentja Siljanovska Davkova uron 8 Prillin, Dita Ndërkombëtare e Romëve

Nga B.M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Presidentja e Gordana Siljanovska Davkova u ka dërguar urim pjesëtarëve të komunitetit rom me rastin e Dita Ndërkombëtare e Romëve, duke theksuar nevojën për përmirësim real të kushteve të jetesës së tyre.

Në mesazhin e saj, ajo uroi që kjo ditë të festohet me shëndet, gëzim dhe lumturi, duke theksuar se romët janë pjesë e pandashme historike dhe kulturore e shtetit dhe shoqërisë maqedonase.

“Liria, krenaria dhe bashkësia janë vlera të veçanta të identitetit rom dhe meritojnë respekt të plotë”, thekson presidentja.

Megjithatë, Siljanovska Davkova nënvizon se, pavarësisht se shteti në aspektin formal dhe juridik konsiderohet lider në garantimin e të drejtave të pakicave në nivel rajonal dhe evropian, realiteti i jetës së romëve mbetet larg këtyre garancive.

Sipas saj, 8 Prilli duhet të shërbejë si moment për matje dhe reflektim mbi cilësinë e jetës së romëve në të gjitha fushat dhe në çdo nivel.

Ajo thekson se nuk mjafton të përmendet vetëm Shuto Orizari, por është e domosdoshme të sigurohen kushte dinjitoze jetese për romët kudo që ata jetojnë.

Në fund, presidentja vlerëson se komuniteti rom mbetet ndër më të rrezikuarit dhe më të margjinalizuarit në shoqëri, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe mbrojtje institucionale për këtë kategori qytetarësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër