Prezantimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi

Nga D. V.
592 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot në rend dite është Diskutimi Publik për prezantimin e kandidatëve që përmbushin kushtet sipas Thirrjes për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, i cili zgjidhet nga Kuvendi.

Në thirrje aplikuan dhjetë kandidatë, ndërsa grupi punues i përbërë nga Komisioni ka konstatuar se vetëm gjashtë prej tyre i përmbushin kushtet e parashikuara.

Prezantimet e tyre për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi do të kenë  Arber Isaku, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga Tetova, Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Çejle, Gostivar, Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Raven, Gostivar, Fadil Xhelil, magjistër i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Çegran, Gostivar, Svetlana Popova, magjistër i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga Shtipi dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga Gradeci, Vrapçishtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër