Presidenti shqiptar Begaj për vizitë në vend, sot në Komunën e Çairit dhe në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Nga D. V.
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë vendin sot dhe nesër.

Begaj do të takohet sot me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ndërsa nesër do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kreut shtetëror.

Nga Komuna e Çairit, njoftuan se lryetari Mexhiti, në frymën e avancimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do të mirëpresë presidentin e Republikës së Shqipërisë,Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare nëvend. 

Pas takimit, delegacioni, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Kryetari i Komunës së Çairit, do të zhvendoset te Xhamia Mustafa Pasha. Më pas do të vazhdohet në zonën e Çarshisë së Vjetër, ku do të zhvillohet ecje ceremoniale drejt bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në ora 13:30 do të organizohet vendosja solemne e luleve, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër