Privohen nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Nga Xh M
83 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në të gjithë vendin ka privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 12 persona kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, dy me ndalim aktiv për drejtim dhe një nën ndikimin e alkoolit.

Rastet janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, Velesin, Dibrën, Manastirin, Negotinën dhe Strumicën.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Policia u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër