Kontrolle të Doganës dhe MPB-së në Ohër, rriten pagesat për mjetet lundruese

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 15 gusht Zhurnal.mk – Drejtoria e Doganave ka kontrolluar 38 mjete lundruese në Liqenin e Ohrit, në një aksion të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrollet janë përqendruar në statusin doganor të mjeteve lundruese dhe personat që i drejtonin ato. Sipas Doganës, pas kontrolleve është shënuar rritje e pagesës së detyrimeve doganore për mjetet e futura në vend përmes importit të përkohshëm.

“Vërehet aktivitet i shtuar në pagesën e detyrimeve të importit për mjetet lundruese që janë futur me import të përkohshëm, gjë që tregon se kontrollet japin efekt”, deklaroi udhëheqësi i Doganës së Manastirit, Gjoko Trposki.

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Shkeljet e dispozitave ligjore mund të rezultojnë me sanksione, përfshirë edhe konfiskimin e mjeteve lundruese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër